Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 221)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 221

هَلْ أُنَبِّئُكُمْ عَلَىٰ مَنْ تَنَزَّلُ الشَّيَاطِينُ 221 ٢٢١

A doni t’ju tregoj se kujt i vjen djalli? (221)

Tefsiri

A t’ju tregoj

(o njerëz)

se kujt i vijnë shejtanët? -

Kjo vjen si përgjigje ndaj atyre që, duke dashur të mohojnë dhe refuzojnë Profetin (a.s), thanë se atij i vijnë shejtanët, që ia sjellin Kur'anin. Ata thonë se ai është poet, por Allahu thotë: "A t’ju tregoj se kujt i vijnë shejtanët?" A t’ju njoftoj me këtë lajm të sigurt të vërtetë dhe të padyshimtë? A doni t'ju tregoj cilësitë e veçanta të atyre që u zbresin shejtanët?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë