Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَذَكَرُوا اللَّهَ كَثِيرًا وَانْتَصَرُوا مِنْ بَعْدِ مَا ظُلِمُوا ۗ وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنْقَلَبٍ يَنْقَلِبُونَ
pos atyre (vjershëtarëve) që kanë besuar, që punojnë vepra të mira, e përmendin shumë Perëndinë e që ndihmohen – pasi u është bërë padrejtësi. E, me të vërtetë, zullumqarët – do ta dinë se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes). (227)
Përveç atyre që besojnë, që bëjnë vepra të mira, që e përmendin shumë Allahun dhe që mbrohen kur u bëhet padrejtësi. -
Është fjala për ata që besojnë Allahun dhe në Profetin e Tij, bëjnë punë të mira dhe e kujtojnë shumë Allahun. Gjithashtu, ata e marrin të drejtën e tyre kur u shkelet dhe kur u bëhet padrejtësi. Këta janë njerëz të mirë, madje edhe poezitë e tyre konsiderohen si gjë e mirë dhe në mbrojtje të mirësisë. Ato poezi dhe fjalë të zgjedhura janë gjurmë dhe fryte të imanit të tyre, sepse ata lavdërojnë besimtarët dhe luftojnë për të mbrojtur të drejtën kundër idhujtarëve dhe mohuesve. Ata mbrojnë përmes fjalës fenë e Zotit dhe qartësojnë me kujdes njohuritë e dobishme. Ata nxisin për moral të lartë.Ata që bëjnë padrejtësi, do ta kuptojnë shpejt fundin që i pret. -
Ai që i pret është qëndrimi para Zotit për llogarinë me drejtësi. Atë ditë do të dalë në shesh çdo vepër e vogël apo e madhe dhe e drejta do të shkojë në vend. Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë