Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّا نَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَايَانَا أَنْ كُنَّا أَوَّلَ الْمُؤْمِنِينَ
Na shpresojmë, se Zoti ynë do të na falë mëkatet tona, meqë jemi besimtarët e parë”. (51)
Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet tona... -
Ne shpresojmë që Zoti të na falë mohimin, magjinë dhe të gjitha gjynahet. Ne shpresojmë se Zoti do të na falë, sepse:...sepse ne ishim të parët besimtarë
(nga populli ynë).” - Ishim të parët që besuan Musain, mes gjithë atyre ushtarëve. Prandaj dhe Allahu i forcoi dhe u dha durim atyre. Ka mundësi që Faraoni ta ketë bërë atë që i kërcënoi, sepse ai kishte pushtetin dhe forcën për ta bërë. Por ka mundësi, gjithashtu, edhe që Allahu i Lartësuar t’i ketë mbrojtur dhe shpëtuar nga ai dënim. Më pas, Faraoni dhe populli i tij vazhduan në kufrin e tyre dhe Musai vazhdonte t’u sillte shenja të mëdha. Sa herë që u vinte ndonjë shenjë dhe vuajtja arrinte kulmin, ata i premtonin Musait se, nëse ua largonte belanë, do ta besonin dhe do t’i lejonin bijtë e Izraelit të shkonin me të, dhe kështu Allahu ua largonte sprovën. Kështu vazhdoi për njëfarë kohe dhe ata përsëri s’e mbanin fjalën. Atëherë, kur Musai e humbi shpresën se do të besonin dhe ata po e bënin hak ndëshkimin e pakthyeshëm, erdhi koha që bijtë e Izraelit të shpëtonin nga robëria. Allahu kishte vendosur që t’u mundësonte të kishin në dorë fatet e tyre në tokë. Atëherë Allahu i Lartësuar i shpalli Musait:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë