Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 52)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 52

وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِي إِنَّكُمْ مُتَّبَعُونَ 52 ٥٢

Dhe, Na ia shpallëm Musait: “Ti ecë natën me robërit e Mi (besimtarët), por do të jeni të ndjekur (prej mohuesve)”. (52)

Tefsiri

Ne e urdhëruam Musain: “Nise udhëtimin me robërit e Mi natën herët... -

Nisu së bashku me bijtë e Izraelit në fillim të natës, që të mund të largoheni sa më shumë nga Faraoni, sepse:

dijeni se do t'ju ndjekin!”. -

Faraoni do t’ju vihet pas, me gjithë ushtrinë e tij. Dhe ashtu ndodhi. Kur erdhi agimi, bijtë e Izraelit ishin larguar së bashku me Musain.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë