Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 6

فَقَدْ كَذَّبُوا فَسَيَأْتِيهِمْ أَنْبَاءُ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ 6 ٦

Ata, me të vërtetë, e kanë përgënjeshtruar (këtë këshillë), andaj, do t’i arrijë ata, me siguri përfundimi i asaj, me të cilën janë tallë. (6)

Tefsiri

Vërtet, ata e mohuan Mesazhin… -

Ata e quajtën gënjeshtër Shpalljen e vërtetë të Zotit, dhe ky mohim u bë cilësi e pandashme e tyre, që nuk ndryshon dhe as zbutet.

…por së shpejti do t’u vijë e vërteta e asaj me të cilën talleshin. -

Pra, do të zbresë mbi ta dënimi i Zotit dhe do t’i befasojë ajo të cilën e mohuan dhe nuk e besonin. Mbi ta është bërë hak të zbatohet urdhri i Zotit për ndëshkim. Në vijim, duke treguar për atë lloj kujtimi e meditimi që i sjell dobi njeriut, Allahu i Lartësuar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë