Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 96)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 96

قَالُوا وَهُمْ فِيهَا يَخْتَصِمُونَ 96 ٩٦

Dhe, ata – në xhehennem grindeshin në mes vete e thonin: (96)

Tefsiri

Aty brenda

(në Xhehenem), ata do të grinden mes tyre, e do të thonë: “Betohemi në Allah! Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve. -

Ne ishim në humbje të qartë kur ju bënim si të barabartë me Zotin e botës, në drejtim të përkushtimit të adhurimeve, dashurisë, frikës e shpresës. Ne ju luteshim ashtu si Zotit të botëve. Atëherë, atyre do t'u bëhet e qartë rruga e humbjes dhe do ta pranojnë drejtësinë e Allahut për ta. Ai do të jetë dënimi i merituar. Në fakt, ata i bëjnë shok Zotit në aspektin e adhurimeve, jo në aspektin e rububijes. Argument për këtë është fjala e tyre: “Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve.” Pra, e pranojnë se Ai është Zoti i të gjithë botëve, dhe pjesë e kësaj bote janë edhe idhujt.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë