Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 11

إِلَّا مَنْ ظَلَمَ ثُمَّ بَدَّلَ حُسْنًا بَعْدَ سُوءٍ فَإِنِّي غَفُورٌ رَحِيمٌ 11 ١١

e atij, i cili ka bërë keq, e pastaj të keqen e zëvendëson me vepër të mirë, Unë me të vërtetë, jam Falës dhe Mëshirues (e falë atë). (11)

Tefsiri
Por në qoftë se ndonjë ka bërë gjynah e pastaj e zëvendëson të keqen me të mirën, atëherë s’ka dyshim se Unë jam Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Këta janë ata që frikësohen dhe duhet të frikësohen për shkak të gjynaheve dhe padrejtësive të shkruara. Ndërsa të dërguarit nuk kanë pse të kenë frikë vetminë dhe asgjë tjetër. Megjithatë, edhe ata të cilët kanë bërë padrejtësi e gjynahe, por pastaj janë penduar dhe i kanë zëvendësuar gjynahet me sevape e punë të mira, mosbindjen ndaj Zotit me bindjen ndaj Tij dhe nënshtrim, le ta dinë se Allahu është Falësi i Madh e Mëshirëplotë. Për këtë arsye, askush nuk duhet t’i humbë shpresat nga mëshira dhe falja e Zotit. Allahu i fal dhe mbulon të gjitha gabimet. Ai është më i mëshirshëm me robërit e Tij sesa një nënë me fëmijën e saj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë