Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ آتَيْنَا دَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ عِلْمًا ۖ وَقَالَا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٍ مِنْ عِبَادِهِ الْمُؤْمِنِينَ
Dhe Ne, me të vërtetë, i kemi dhënë Davudit dhe Sulejmanit dijeni, dhe ata thanë: “Falenderojmë Perëndinë që na ka dekoruar mbi shumicën e robërve të Tij besimtarë! (15)
Ne u dhamë Daudit dhe Sulejmanit dituri -
Allahu i Madhëruar na tregon në Kur'an rreth Daudit dhe birit të tij, Sulejmanit. Allahu u pati dhënë atyre dituri të madhe dhe të gjerë. Thotë i Lartësuari: “Daudi e Sulejmani gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë, në të cilën kishin kullotur natën delet e disa njerëzve! Ne e dëshmuam gjykimin e tyre. Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte (përgjigjen e saktë) për çështjen. Secilit (prej tyre)u patëm dhënë urtësi e dituri." [Enbija 78, 79]. Ata u treguan mirënjohës dhe falënderues për mirësitë e Zotit të tyre dhe thanë:...dhe ata të dy thanë: “Të gjitha lavdërimet qofshin vetëm për Allahun, që na dalloi mbi shumë robër të Tij besimtarë!”. -
Ata e falënderuan dhe e lavdëruan Zotin, sepse, së pari, i bëri besimtarë dhe, së dyti, i bëri besimtarë nga më të zgjedhurit. Allahu i dalloi me shumë veçori mes besimtarëve të mirë e të lumtur. Nuk ka dyshim se besimtarët ndahen në katër grada:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë