Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 18

حَتَّىٰ إِذَا أَتَوْا عَلَىٰ وَادِ النَّمْلِ قَالَتْ نَمْلَةٌ يَا أَيُّهَا النَّمْلُ ادْخُلُوا مَسَاكِنَكُمْ لَا يَحْطِمَنَّكُمْ سُلَيْمَانُ وَجُنُودُهُ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ 18 ١٨

dhe kur arritën në luginën e thneglave, një thnegël tha: “O thnegla, hyni në banesat tuaja, ë të mos ju shkel Sulejmani dhe ushtria e tij, meqë nuk ju hetojnë juve!” (18)

Tefsiri
Më në fund, kur mbërritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O ju milingona, hyni në foletë tuaja, që të mos ju shtypin Sulejmani dhe ushtria e tij pa dashje!”. -

Milingona paralajmëroi llojin e saj, që kishin mbushur atë luginë, që të ruheshin nga ushtria e Sulejmanit, se mos i shkelte. Kjo ka mundësi të ketë ndodhur ose me një mrekulli nga Zoti, që fjalët e asaj milingone të dëgjoheshin për të gjitha milingonat e luginës, ose milingona njoftoi ato rreth saj dhe lajmi u përhap mes tyre me shpejtësi. Mënyra e ruajtjes nga ushtria e Sulejmanit do të ishte duke u fshehur në vendbanimet e tyre. Milingona e dinte mirë madhështinë e Sulejmanit dhe të ushtrive të tij, por e dinte edhe drejtësinë e tij, prandaj edhe e justifikoi Sulejmanin duke thënë se ai mund t’i dëmtonte pa dashje. Sulejmani (a.s) dëgjoi fjalët e saj dhe i kuptoi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë