Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 32)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 32

قَالَتْ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَفْتُونِي فِي أَمْرِي مَا كُنْتُ قَاطِعَةً أَمْرًا حَتَّىٰ تَشْهَدُونِ 32 ٣٢

(Mbretëresha) tha: “O pari, më këshilloni se ç’duhet të bëjë në këtë çështje time! Unë nuk do të vendos asgjë pa ju!” (32)

Tefsiri

Ajo tha: “O fisnikë! Më këshilloni për këtë çështje!” -

Ngaqë ishte një grua e mençur dhe e urtë, ajo mblodhi të mëdhenjtë e mbretërisë së saj dhe tha: “O fisnikë! Më këshilloni për këtë çështje!" Pra, më këshilloni çfarë përgjigje t’i japim këtij mesazhi? A të hyjmë nën mbretërimin e tij dhe të nënshtrohemi, apo si të veprojmë?

Për asnjë çështje nuk kam vendosur pa ju

(pa pëlqimin tuaj)! - Kurrë nuk kam vendosur vetëm, pa marrë fillimisht mendimin, këshillimin dhe arsyetimin tuaj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë