Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 37)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 37

ارْجِعْ إِلَيْهِمْ فَلَنَأْتِيَنَّهُمْ بِجُنُودٍ لَا قِبَلَ لَهُمْ بِهَا وَلَنُخْرِجَنَّهُمْ مِنْهَا أَذِلَّةً وَهُمْ صَاغِرُونَ 37 ٣٧

Kthehuni tek ata! Na, me siguri do të sjellim ushtri, të cilës nuk do të mund t’i përballojnë ata – dhe ne me siguri, do t’i dëbojmë ata prej Sabes (krahinë në Jemen), të poshtëruar dhe të përulur. (37)

Tefsiri
Kthehuni atje, - u tha të dërguarve - dhe të jeni të sigurt se ne do t’u shkojmë me ushtri të papërballueshme nga ata dhe do t’i dëbojmë prej andej të poshtëruar e të përulur! -

Shko tek ata dhe jepu mesazhin e Sulejmanit. Ai i urdhëroi që të niseshin me në krye mbretëreshën e të vinin tek Sulejmani. Ai e dinte se atyre nuk u mbetej gjë tjetër veçse të vinin tek ai të dorëzuar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë