Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 42)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 42

فَلَمَّا جَاءَتْ قِيلَ أَهَٰكَذَا عَرْشُكِ ۖ قَالَتْ كَأَنَّهُ هُوَ ۚ وَأُوتِينَا الْعِلْمَ مِنْ قَبْلِهَا وَكُنَّا مُسْلِمِينَ 42 ٤٢

E, kur erdhi ajo (mbretëresha), i thanë asaj: “A i tillë është froni yt?” Ajo u përgjegj: “Gati si të ishte ai”. Dhe neve, na është dhënë dijenia para këtij rasti dhe ne kemi qenë të përulur (muslimanë)”. (42)

Tefsiri

Kur ajo

(Belkisa)

erdhi, e pyetën: “I tillë është froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” -

Kjo përgjigje tregonte për mprehtësinë dhe urtësinë e Belkisës. Ajo nuk tha është “Ai është ”, sepse atij i ishin bëra disa ndryshime. Por edhe nuk tha që nuk ishte ai, sepse e njihte mirë fronin e saj. Kështu dha një përgjigje që i përmbante të dyja mundësitë. Sulejmanit i pëlqeu përgjigjja e kujdesshme e mbretëreshës dhe mençuria e saj në analizën e çështjeve. Më pas, duke shprehur edhe mirënjohjen për begatitë e mëdha që i kishte dhuruar Zoti, tha:

Neve na është dhënë dituria përpara kësaj ... -

Ne na është dhuruar udhëzimi, mençuria dhe strategjia për çdo çështje, para kësaj mbretëreshe.

...dhe jemi besimtarë të nënshtruar

(ndaj Zotit). - Mbi të gjitha, na është dhuruar udhëzimi në besimin e pastër, që është baza e çdo mirësie. Por ka mundësi që këto fjalë të jenë të mbretëreshës Belkisë. Pra ajo tha: "Neve na është dhënë dija dhe informacioni për mbretërimin dhe pushtetin e Sulejmanit dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme që para këtij rasti që e pamë me sytë tanë, kur ai e solli fronin tonë nga ajo distancë e largët, prandaj dhe kemi ardhur si muslimanë të nënshtruar dhe të bindur. Ne pranojmë të jemi nën mbretërimin dhe pushtetin e Sulejmanit." Allahu i Madhëruar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë