Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 44)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 44

قِيلَ لَهَا ادْخُلِي الصَّرْحَ ۖ فَلَمَّا رَأَتْهُ حَسِبَتْهُ لُجَّةً وَكَشَفَتْ عَنْ سَاقَيْهَا ۚ قَالَ إِنَّهُ صَرْحٌ مُمَرَّدٌ مِنْ قَوَارِيرَ ۗ قَالَتْ رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي وَأَسْلَمْتُ مَعَ سُلَيْمَانَ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ 44 ٤٤

I është thënë asaj: “Hyn në pallat! Dhe, kur e pa ajo atë, mendoi se është ujë i thellë dhe përvoli fustanin për këmbë (për të hyrë në ujë). (Sulejmani) i tha (asaj): “Me të vërtetë, ky pallat është i (shtruar) prej xhamave të lëmuara”. Ajo tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e kam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Perëndisë – Zotit të gjithësisë!” (44)

Tefsiri

Pastaj i thanë: “Hyr në pallat!”. Kur e pa atë

(dyshemenë e kristaltë)

, mendoi se ishte ujë

(që dallgëzonte)

, prandaj i zbuloi kërcinjtë e saj

(duke ngritur fustanin). - Kur u fut brenda, Belkisa pandehu se po ecte mbi ujë, sepse dyshemeja ishte xham i kristaltë dhe mund të shihje ujin poshtë saj, që rridhte. Për këtë shkak, ajo ngriti rrobën, aq sazbuloi kërcinjtë e saj, për t’u ruajtur nga uji. Edhe kjo tregon për edukatën dhe maturinë e saj. Belkisa nuk refuzoi të hynte në pallat kur pa këtë gjendje, por me kujdes vijoi të ecte, sepse ajo e dinte mirë se ishte ftuar për ta nderuar. Ajo e dinte mirë se ky mbret madhështor kishte rregulluar çdo aspekt të pritjes së saj dhe asgjë e keqe nuk do të ndodhte. Kur ajo u fut në sallon, ai i tha:

“Ky është pallat i shtruar me pllaka xhami të lëmuara.” -

Është dysheme prej xhami të lëmuar, prandaj nuk ka nevojë që të ngresh rrobën dhe të zbulosh këmbët. Kështu, kur pa ato çudira dhe mësoi rreth profetësisë së Sulejmanit, Belkisa u pendua dhe u kthye nga kufri, në besimin e pastër dhe të natyrshëm. Ajo tha:-“

O Zoti im! Unë kam qenë vërtet e padrejtë ndaj vetes sime dhe tani, së bashku me Sulejmanin, po i dorëzohem Allahut, Zotit të Botëve!”. -

Kjo është ajo që na ka treguar Allahu i Lartësuar rreth mbretëreshës së Sebeit dhe asaj çfarë ndodhi mes asaj dhe Sulejmanit. Ndërsa çdo zgjatim e hollësi tjetër rreth kësaj historie, që na vjen nga historitë e bijve të Izraeilit, nuk ka lidhje me tefsirin e Fjalës së Allahut. Ato informacione pranohen veçse nëse shoqërohen me argumente të sakta nga Sheriati i Zotit. Në fakt, të gjitha ato histori, ose shumica e tyre, nuk janë të bazuara në argumente të sakta. Këshilloj që të bëjmë shumë kujdes që të mos fusim këto histori të pasigurta në tefsirin e Librit të Allahut të Lartësuar. Në fund, Allahu e di më mirë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë