Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 45

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا إِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَالِحًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ فَإِذَا هُمْ فَرِيقَانِ يَخْتَصِمُونَ 45 ٤٥

Na i kemi dërguar Themudit, vëllain e tij Salihun (me urdhër): “Adhuronie Perëndinë!” E, ata, u ndanë në dy grupe, që grindeshin në mes tyre. (45)

Tefsiri

Ne dërguam te populli i Themudit vëllanë e tyre

(nga gjaku)

, Salihun

(që u tha):

“Adhuroni Allahun!”. -

Allahu i Madhëruar na njofton se ai dërgoi në popullin e njohur të Themudit vallanë e tyre nga gjaku, Salihun. Ai i urdhëroi ata që të adhuronin Allahun si një dhe të vetëm dhe të largoheshin nga putat.

Por ja, ata u përçanë në dy grupe kundërshtare. -

Pati prej tyre që besuan, por pati edhe që nuk besuan, që ishin shumica.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë