Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 47)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 47

قَالُوا اطَّيَّرْنَا بِكَ وَبِمَنْ مَعَكَ ۚ قَالَ طَائِرُكُمْ عِنْدَ اللَّهِ ۖ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ تُفْتَنُونَ 47 ٤٧

Ata thanë: “Na po parandiejmë fatkeqësinë me ty dhe me ata që janëme ty. (Salihu) u tha: “E, mira dhe e keqja është prej Perëndisë. Në të vërtetë, ju jeni popull i vënë në sprovë. (47)

Tefsiri

Ata thanë: “Ne parandiejmë ogur të keq prej teje dhe prej atyre që janë me ty.” -

Allahu i shëmtoftë! Pretenduan se nuk shihnin në ftesën e Salihut ndonjë të mirë, madje pretenduan se Salihu dhe besimtarët që e pasuan ishin bërë shkak për shumë privime në çështjet e dynjasë. Atëherë, Salihu u tha:

“E mira dhe e keqja janë prej Allahut

(me drejtësi prej Tij)

... -

Gjithçka ju ka ndodhur për shkak të gjynaheve tuaja.

“... por ju jeni popull që jeni vënë në provë.” -

Edhe ju jeni të sprovuar si të gjithë, me të mira dhe të këqija, me kënaqësi e fatkeqësi, në mënyrë që të dalë në pah a do të logjikoni dhe të pendoheni, apo jo?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë