Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 67)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 67

وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَإِذَا كُنَّا تُرَابًا وَآبَاؤُنَا أَئِنَّا لَمُخْرَجُونَ 67 ٦٧

Dhe, mohuesit thonë: “Vallë, a mos do të ringjallmi ne dhe etërit tanë, pasi të jemi bërë dhé? (67)

Tefsiri

Ndërsa ata të cilët nuk besojnë, thonë: “Vallë, pasi ne dhe prindërit tanë të bëhemi dhé e pluhur,

(a thua)

do të ringjallemi? -

Kjo është diçka shumë e largët për t’u besuar se mund të ndodhë. Ata krahasojnë pushtetin e Allahut, që është i Plotë e Absolut në çdo aspekt, me mundësitë dhe forcën e krijesave, që janë të dobëta në çdo drejtim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë