Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِأَهْلِهِ إِنِّي آنَسْتُ نَارًا سَآتِيكُمْ مِنْهَا بِخَبَرٍ أَوْ آتِيكُمْ بِشِهَابٍ قَبَسٍ لَعَلَّكُمْ تَصْطَلُونَ
(Kujtoje) kur Musai i tha familjes së tij: “Unë kam parë një zjarr, do t’ju sjell juve ndonjë lajm prej atje ose do t’ju sjell një un zjarri, për t’u nxe”, (7)
Kujto kur Musai i tha familjes së vet: -
Kujto këtë pjesë të bukur dhe madhështore të historisë së Musait, të birit të Imranit. Në këtë pjesë të historisë flitet për fillesat e shpalljes dhe për faktin se Zoti e përzgjodhi dhe e dalloi Musain mbi të tjerët, duke i shpallur dhe duke i folur drejtpërdrejt. Musai qëndroi në Medjen për disa vite dhe më pas u nis së bashku me familjen e vet për t’u kthyer në Egjipt. Gjatë këtij udhëtimi, ai humbi rrugën në një natë të errët dhe të ftohtë. Në këtë gjendje, ai i thotë familjes së tij.“Unë po shoh një zjarr, prandaj shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur, që të ngroheni.” -
Unë pashë një zjarr për së largu dhe shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur që të ngroheni. Pra, shpresoj që atje të gjej ndonjë udhërrëfyes, që të gjejmë rrugën dhe të marr ndonjë dru të ndezur, që edhe ne të ngrohemi. Kjo tregon se ai nuk po e gjente dot rrugën dhe gjithashtu po ndiente ftohtë, e po ashtu edhe familja e tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë