Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 84)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 84

حَتَّىٰ إِذَا جَاءُوا قَالَ أَكَذَّبْتُمْ بِآيَاتِي وَلَمْ تُحِيطُوا بِهَا عِلْمًا أَمَّاذَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 84 ٨٤

e kur të vijnë (për të dhënë llogari), Ai (Perëndia), do t’i pyesë: “A mos vallë ju i keni përgënjeshtruar argumentet e Mia, e që nuk keni pasur kurrfarë njohurie për to? Ç’keni bërë ju ashtu?!” (84)

Tefsiri

Derisa kur të vijnë

(para Gjykimit)... - Kur të mblidhen dhe grumbullohen të gjithë bashkë, do t’u thotë atyre me fjalë torturuese dhe dëshpëruese:

Allahu do t'u thotë: “A i mohuat argumentet e Mia pa pasur asnjë dije për to?” -

Ishte detyrë për ju të mendoheshit mirë, derisa të zbulohej dhe shfaqej e vërteta. Ju duhej të mos flisnit asnjë fjalë pa informacon të sigurt. Atëherë, si mundet që e mohuat të vërtetën, ndërkohë që nuk kishit aspak dituri për të?!

“Çfarë bëtë ju ashtu

(në dynja)?” - Allahu i pyet ata për diturinë dhe veprat që bënin në dynja. Në fillim del në pah se ata e kanë mohuar të vërtetën pasi nuk denjonin ta njihnin atë. Ndërsa veprat e tyre ishin jo për Zotin e jo sipas porosive të Profetit të Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë