Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 86)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 86

أَلَمْ يَرَوْا أَنَّا جَعَلْنَا اللَّيْلَ لِيَسْكُنُوا فِيهِ وَالنَّهَارَ مُبْصِرًا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ 86 ٨٦

Vallë, a nuk shohin ata, që Ne e kemi bërë natën për pushim, e ditën të ndritshme (për punë). Në këtë, me të vërtetë, ka argument për popullin që beson. (86)

Tefsiri

A nuk e shohin ata se Ne ua bëmë Natën që të pushojnë, kurse Ditën të ndritshme? -

A nuk e shohin këtë shenjë madhështore dhe mirësi të pashembullt? A nuk e dinë se është Allahu, Ai që ua lehtësoi dhe e bëri në shërbim të tyre natën dhe ditën. Natën e bëri të errët, që robërit të pushojnë e qetësohen dhe të jenë gati për punët e së nesërmes. Ndërsa ditën e bëri të shndritshme, plot jetë e gjallëri, që njerëzit të shpërndahen në kërkimin e të mirave dhe ndërtimin e jetës së tyre.

Në këtë ka argument për njerëzit që besojnë. -

Ka fakte për ata që besojnë në njëshmërinë e Allahut dhe për mirësitë e Tij të shumta dhe të mrekullueshme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë