Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 88)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 88

وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ ۚ صُنْعَ اللَّهِ الَّذِي أَتْقَنَ كُلَّ شَيْءٍ ۚ إِنَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَفْعَلُونَ 88 ٨٨

Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato lëvizin si retë. Kjo është vepër e Perëndisë, i cili e ka përsosur çdo gjë. Me të vërtetë, Ai di atë që punoni ju. (88)

Tefsiri

I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme... -

Nga tmerret e Ditës së Kijametit është edhe kjo pamje. Kur sheh malet, mendon se ato do të mbeten siç janë, nga madhështia e tyre, por tronditja e asaj dite është aq e madhe, saqë ato malet do të thërrmohen e bëhen pluhur, sa do të mjaftonte një erë e lehtë që t’i shpërndante në ajër.

...por ato lëvizin, siç lëvizin retë. -

nga tmerri dhe tronditja e asaj dite.

Ky është krijimi i Allahut, që ka përkryer çdo gjë. Ai e di mirë gjithçka që bëni ju. -

Ai do t’ju shpërblejë me drejtësi për punët tuaja. Pastaj i Madhëruari përmend mënyrën se si do t’i shpërblejë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë