Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 91)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 91

إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ رَبَّ هَٰذِهِ الْبَلْدَةِ الَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُ كُلُّ شَيْءٍ ۖ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ 91 ٩١

(Thuaju atyre o Muhammed): “Mua më është urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekkes), të cilin Ai e ka bërë të shenjtë dhe Atij i përket gjithçka. Dhe, më është urdhëruar që të jam prej atyre që besojnë – (91)

Tefsiri
Thuaju atyre, o Muhamed:

Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti

(Mekës)

, të cilin Ai e bëri të shenjtë. -

Zotin e Mekës së nderuar dhe të bekuar, që vetë Ai e bëri një vend të shenjtë dhe begatoi banorët dhe besimtarët e Tij që e adhurojnë në atë vend. Për këtë arsye, ata duhet të jenë mirënjohës për këtë.

Atij i takon gjithçka ... -

Gjithçka e botës së sipërme dhe asaj të poshtme. I Lartësuari e tha këtë që të mos mendojë kush se Ai është vetëm Zoti i Qabes dhe i Mekës.

...dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që i përulen vetëm Allahut. -

Ai më urdhëroi të jem prej atyre që nxitojnë për në Islam dhe e përkryejnë atë. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s) dhe sahabët e tij e përkryen Islamin dhe ishin njerëzit më të përkushtuar në dorëzimin ndaj Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë