Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 10

وَأَصْبَحَ فُؤَادُ أُمِّ مُوسَىٰ فَارِغًا ۖ إِنْ كَادَتْ لَتُبْدِي بِهِ لَوْلَا أَنْ رَبَطْنَا عَلَىٰ قَلْبِهَا لِتَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ 10 ١٠

Dhe zemra e nënës së Musait mbeti e zbrazët (nga çdo gjë, pos kjtimit të djalit të saj). Dhe, gati që e zbuloi, sikur mos t’ia kishim forcuar Ne zemrën e saj, që të jetë njëra nga besimtaret (që beson, se premtimi i Perëndisë do të realizohet) – (10)

Tefsiri

Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë

(kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit)- Kur Musai i vogël në atë sunduk u largua nga sytë e nënës, ajo u dëshpërua dhe zemrën e saj e kaploi një frikë e madhe. Allahu e tregon këtë frikë kur tha e përshkroi se zemra e saj u boshua nga frika dhe meraku për foshnjën e saj. Kjo është natyra e dobët njerëzore, edhe pse Zoti e ndaloi nga frika dhe trishtimi dhe i premtoi se do t’ia kthente në gjirin e saj të sigurt.

dhe gati sa nuk e zbuloi atë

(fëmijën), - Pra, gati e shfaqi atë që fshihte në zemrën e saj.

...sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën

(me besim)- Por Allahu e forcoi dhe e bëri të duronte fort, që të mos e shfaqte.

dhe të mbetej

(një besimtare)

e palëkundur. -

Allahu e ndihmoi të bënte durim dhe të bëhej besimtare e sinqertë. Nëse robin e godet një fatkeqësi dhe bën durim duke i qëndruar bazave të besimit, kjo do të bëhet shkak që besimi i tij të shtohet e të forcohet. Nga ana tjetër, kur robi vazhdon të ankohet dhe nuk bën durim, kjo tregon për dobësinë e besimit të tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë