Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَدَخَلَ الْمَدِينَةَ عَلَىٰ حِينِ غَفْلَةٍ مِنْ أَهْلِهَا فَوَجَدَ فِيهَا رَجُلَيْنِ يَقْتَتِلَانِ هَٰذَا مِنْ شِيعَتِهِ وَهَٰذَا مِنْ عَدُوِّهِ ۖ فَاسْتَغَاثَهُ الَّذِي مِنْ شِيعَتِهِ عَلَى الَّذِي مِنْ عَدُوِّهِ فَوَكَزَهُ مُوسَىٰ فَقَضَىٰ عَلَيْهِ ۖ قَالَ هَٰذَا مِنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ ۖ إِنَّهُ عَدُوٌّ مُضِلٌّ مُبِينٌ
Dhe, Musai hyri në qytet, pa u hetuar nga banorët e tij – dhe në të, hasi dy njerëz që rriheshin. Njëri ishte nga grupi i tij, e tjetri nga grupi i armikut. E, i kërkoi ndihmë ai – i grupit të tij kundër atij të popullit armik. Dhe Musai i ra grusht atij dhe e mbyti (Musai) tha: “Kjo është punë e djallit! Ai, me të vërtetë, është armik – ngatërrestar i qartë! (15)
Musai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk shikonin. Aty gjeti dy veta që po ziheshin. Njëri ishte prej popullit të tij
(izraelit)dhe tjetri ishte prej armiqve të tij. -
Hyri ose në kohën e drekës, kur njerëzit flenë e qetësohen, ose në një kohë tjetër, kur pushojnë dhe nuk dalin nëpër qytet. Pra, gjeti dy njerëz që po përballeshin fizikisht. Njëri ishte nga populli i Musait (Izraelit) dhe tjetri ishte një kopt i Egjiptit.Izraeliti i kërkoi ndihmë kundër armikut të tij -
Kjo tregon se njerëzit e dinin se Musai ishte izraelit. Nga ana tjetër, fakti që izraeliti i kërkoi ndihmë Musait tregon se Musai kishte fituar një emër, nga i cili të tjerët kishin frikë. Ai kishte prestigj në oborrin e Faraonit....prandaj Musai e shtyu atë me forcë dhe ai vdiq. -
Duke iu përgjigjur kërkesës për ndihmë nga izraeliti, Musai e shtyu me forcë koptin, shtyrje e cila i shkaktoi vdekjen, sepse Musai ishte shumë i fortë fizikisht. Por Musai (a.s) u pendua për këtë që ndodhi dhe tha:“Kjo është vepër e shejtanit...” -
Kjo ndodhi për shkak të nxitjes dhe zbukurimit që shejtani i bën ligësisë.Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar, që të çon në humbje. -
Ajo që ndodhi erdhi nga nxitja e armiqësisë dhe e përpjekjes së tij për të devijuar dhe humbur njeriun. Pastaj i këkoi falje Zotit, duke thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë