Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 24

فَسَقَىٰ لَهُمَا ثُمَّ تَوَلَّىٰ إِلَى الظِّلِّ فَقَالَ رَبِّ إِنِّي لِمَا أَنْزَلْتَ إِلَيَّ مِنْ خَيْرٍ فَقِيرٌ 24 ٢٤

E, Musai – u dha ujë kafshëve të atyre vashave, e pastaj u kthye te një hije (e lisit) dhe tha: “Zoti im çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar!” (24)

Tefsiri

Atëherë, ai u dha ujë bagëtive të tyre, pastaj u largua, që të ulej nën një hije. Atje tha: “O Zoti im! Unë kam

(shumë)

nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti.” -

Ai u ul që të çlodhej nën hije, pasi ishte lodhur shumë. Në atë gjendje, duke i kërkuar Zotit që ta furnizonte dhe të kujdesej për të, tha: “O Zoti im! Unë kam nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti. Unë jam nevojtar dhe i varfër për çdo mirësi që të më japësh dhe ta lehtësosh për mua.” Kjo ishte një lutje duke paraqitur gjendjen nevojtare, dhe jo thjesht një kërkesë. Lutja duke i parashtruar Zotit gjendjen e dobët dhe nevojën e madhe është shumë më e fuqishme dhe e vlefshme sesa thjesht një kërkesë. Kështu vazhdoi Musai të lutej, duke i shprehur Zotit varfërinë, përunjësinë e nevojën e vet, ndërkohë që dy vajzat u larguan në drejtim të shtëpisë së tyre dhe babait plak, për ta njoftuar për atë që ndodhi. Më pas, babai i tyre dërgoi tek Musai njërën nga dy vajzat e tij. Allahu e përshkruan këtë skenë duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë