Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 27

قَالَ إِنِّي أُرِيدُ أَنْ أُنْكِحَكَ إِحْدَى ابْنَتَيَّ هَاتَيْنِ عَلَىٰ أَنْ تَأْجُرَنِي ثَمَانِيَ حِجَجٍ ۖ فَإِنْ أَتْمَمْتَ عَشْرًا فَمِنْ عِنْدِكَ ۖ وَمَا أُرِيدُ أَنْ أَشُقَّ عَلَيْكَ ۚ سَتَجِدُنِي إِنْ شَاءَ اللَّهُ مِنَ الصَّالِحِينَ 27 ٢٧

(Shuajbi) tha: “Unë dua që të jap njërën prej këtyre dy vashave të mia, por që të më shërbesh mua tetë vjet; e nëse i plotëson dhjetë vjet (shërbim), ajo është prej të mirës (nderës) tënde, e unë nuk dëshiroj të shkaktoj vështirësi ty. Ti do të gjesh (shohësh) – në dashtë Zoti, se jam prej të mirëve”. (27)

Tefsiri

"Unë dëshiroj të të martoj me njërën prej vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh për tetë vjet ...” -

Dëshiroj të punosh tek unë për tetë vjet.

“Por nëse i plotëson dhjetë, atëherë është vullneti yt. Unë nuk dua të të rëndoj ty.” -

Kjo është në dorën tënde, pra, nuk je i detyruar. Nuk po t’i bëj të detyrueshme dhjetë vjet, se nuk dua të të rëndoj me punë. Ajo që kërkoj prej teje është pak dhe e lehtë për ty. Ke për të parë që:Por (sido që të vendosësh)

, ti do të gjesh tek unë një njeri të mirë, në dashtë Allahu.” -

Ai i parashtroi Musait një punë të lehtë, ndaj ky bashkëpunim do të ishte i mirë dhe i drejtë. Kjo, nga njëra anë, tregon se ai ishte një burrë i mirë dhe i drejtë. Nga ana tjetër, ajo tregon se me një njeri të ndershëm e fisnik duhet të sillesh mirë, ashtu siç u soll ky burrë me Musain. Mirësjellja me sa të kesh mundësi është detyrë. Atij i duhet treguar se po trajtohet ndryshe nga të tjerët, pra, me më shumë respekt dhe vlerësim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë