Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَنْ أَلْقِ عَصَاكَ ۖ فَلَمَّا رَآهَا تَهْتَزُّ كَأَنَّهَا جَانٌّ وَلَّىٰ مُدْبِرًا وَلَمْ يُعَقِّبْ ۚ يَا مُوسَىٰ أَقْبِلْ وَلَا تَخَفْ ۖ إِنَّكَ مِنَ الْآمِنِينَ
Dhe, hudhe shkopin tënd!” Kur e hodhi atë dhe e pa se po lëvizë shpejt, sikur të ishte gjarpër, u zmbraps me të shpejtë e nuk u kthye (të shikojë pas). “O Musa! Afrohu dhe mos u friko! Me të vërtetë, ti je nga ata, që janë të mbrojtur. (31)
Hidhe shkopin tënd!” Kur Musai e pa se po lëvizte si një gjarpër i shpejtë, u kthye të ikte e nuk vështroi prapa. -
Pasi e hodhi shkopin, "...Musai e pa se po lëvizte si një gjarpër i shpejtë...". Ai po lëvizte me shpejtësi dhe kishte një pamje të tmerrshme. Ai u shndërrua në formën e një gjarpri mashkull e të madh. Kur pa këtë pamje të frikshme, Musai "... u kthye të ikte e nuk vështroi prapa." Pra, u largua pa kthyer kokën pas, sepse frika kishte zaptuar zemrën e tij. Allahu i Madhëruar i tha:O Musa! Kthehu ku ishe e mos u frikëso ... -
Kjo është një fjalë qetësuese, për të larguar frikën. Së pari, Allahu i tha: ‘Kthehu!’ Dhe ky ishte një urdhër që ai duhej t’i përgjigjej. Por mund të ndodhte që ai të përmbushte urdhrin për t’u kthyer, por frika i vazhdonte, sepse shkaku i saj vazhdonte të ishte. Prandaj dhe i tha: "...mos u frikëso...". Kështu, i dha dy urdhra "Kthehu!" Dhe “Mos u frikëso”! Me këto dy urdhra, ai duhej të kthehej dhe të mos kishte frikë në zemër. Por mbetej edhe një mundësi tjetër. Ai mund të kthehej dhe të mos kishte frikë, por mund të shqetësohej dhe të ndihej i pasigurt, prandaj në fund i tha:... se ti je i siguruar. -
Kështu, ai u sigurua edhe nga ky drejtim, dhe frikës iu pre rruga nga të gjithë drejtimet. Musai u kthye i qetë dhe i sigurt në premtimin e Zotit dhe me iman të shtuar. Këto shenja Allahu ia tregoi Musait para se ta dërgonte atë tek Faraoni dhe rrethi i tij, në mënyrë që të ishte më i qetë dhe në siguri të plotë, që kjo t’i jepte qëndrueshmëri e forcë në përballjen me Faraonin. Pastaj i tregoi një shenjë tjetër dhe i tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë