Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ رَبِّ إِنِّي قَتَلْتُ مِنْهُمْ نَفْسًا فَأَخَافُ أَنْ يَقْتُلُونِ
(Musai) tha: “O Zoti im, unë, me të vërtetë, e kam mbytur një njeri të tyre, prandaj frikoj se do të më mbysin. (33)
Ai tha: “O Zoti im! Unë kam vrarë një njeri të tyre, prandaj kam frikë se mos më vrasin.” -
Kështu, duke i kërkuar ndihmë Allahut, Musai i tregoi për këtë çështje të pazgjidhur mes tij dhe Faraonit. Ai i kërkoi ndihmë Zotit që t’i largonte këtë pengesë në kryerjen e misionit. Prandaj tha: “O Zoti im! Unë kam vrarë një njeri të tyre e kam frikë se mos më vrasin. Pra, kam frikë se do të më ekzekutojnë para se të mund të kryej misionin, për të cilin po dërgohem ndër ta.”Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë