Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 34)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 34

وَأَخِي هَارُونُ هُوَ أَفْصَحُ مِنِّي لِسَانًا فَأَرْسِلْهُ مَعِيَ رِدْءًا يُصَدِّقُنِي ۖ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يُكَذِّبُونِ 34 ٣٤

E, vëllai im Haruni, është më i zhdërvjelltë se unë – në të folur, andaj dërgoje me mua atë, si ndihmës timin, që t’i vërtetoj fjalët e mia. Unë, me të vërtetë, frikohem se ata do të më quajnë gënjeshtar”. (34)

Tefsiri

Vëllai im, Haruni, është më gojëtar se unë, prandaj dërgoje atë me mua si ndihmës... -

Pra, dërgoje atë së bashku me mua, si ndihmësin tim.

.... që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se nuk do të më besojnë. -

Për arsye se, sa më shumë mbështetës të ketë e vërteta, aq më e besueshme dhe e pranueshme bëhet ndër njerëz. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë