Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 36

فَلَمَّا جَاءَهُمْ مُوسَىٰ بِآيَاتِنَا بَيِّنَاتٍ قَالُوا مَا هَٰذَا إِلَّا سِحْرٌ مُفْتَرًى وَمَا سَمِعْنَا بِهَٰذَا فِي آبَائِنَا الْأَوَّلِينَ 36 ٣٦

Dhe kur Musai u solli argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo është vetëm magji e trilluar, dhe ne nuk kemi dëgjuar këtë prej baballarëve tanë”. (36)

Tefsiri

Kur Musai shkoi tek ata me argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse një magji e trilluar...” -

Ato ishin argumente të qarta në atë që tregonin dhe në vërtetësinë e asaj që Musai po u kumtonte. Ato ishin argumente pa asnjë mangësi, por duke bërë padrejtësi dhe me inat e armiqësi ndaj të vërtetës, ata thanë: “Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një magji e trilluar dhe kurrë nuk kemi dëgjuar gjë për këtë nga etërit tanë të hershëm.” Këto ishin fjalët e Faraonit në momentet kur u shfaq qartazi e vërteta dhe triumfoi mbi të kotën, duke e shkatërruar fare atë. Ai tiran i poshtër i refuzoi shenjat e Musait, edhe pse ekspertët dhe më të diturit njerëz rreth magjisë e besuan Musain dhe Zotin e tij. Ndërsa ai i mjeri tha: "...Ai (Musai) është prijësi juaj, që ju mësoi magjinë!" [Ta Ha 71]. Kështu u përgjigj ai duke e tepruar me intriga, mashtrim dhe padrejtësi, për të cilat Zoti na ka treguar në Kur'an. Allahu na tregon se ai mohoi Musain dhe shenjat e tij, edhe pse: "Ai (Musai) tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë)nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar.” [Isra 102]. Por ja që ligësia e kishte pushtuar dhe mbizotëruar atë.

...dhe kurrë nuk kemi dëgjuar gjë për këtë nga etërit tanë të hershëm.” -

Në fakt ata gënjenin, sepse Allahu i Madhëruar kishte dërguar Jusufin përpara Musait, sikurse ka thënë: "Më parë, ju erdhi Jusufi me argumente të qarta, por ju nuk rreshtët së dyshuari për mesazhin që ju solli ai. Më në fund, kur vdiq ai, ju thatë: “Allahu nuk do të dërgojë pas tij asnjë profet.” Kështu, Allahu e lë në humbje këdo që e tepron dhe jeton me dyshime." [Gafir 34].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë