Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ فِرْعَوْنَ عَلَا فِي الْأَرْضِ وَجَعَلَ أَهْلَهَا شِيَعًا يَسْتَضْعِفُ طَائِفَةً مِنْهُمْ يُذَبِّحُ أَبْنَاءَهُمْ وَيَسْتَحْيِي نِسَاءَهُمْ ۚ إِنَّهُ كَانَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ
Me të vërtetë, Faraoni është madhështuar në Tokë dhe banorët e tij i ka në grupacione (shtresa shoqërore); disa prej tyre i ka shtypur – ua mbyste fëmijët mashkuj, e femrat e tyre ua linte në jetë. Ai, me të vërtetë, ka qenë ngatërrestar. (4)
Ai e ndau popullin në grupe. -
Ai e ndau në grupe dhe me secilin vepronte siç i donte qejfi. Ai ushtronte pushtetin mbi ta autoritetin dhe tiraninë e tij. Kështu:Njërin grup e shtypte... -
Kjo pjesë ishin bijtë e Izraelit, që Allahu i kishte dalluar mbi të gjithë, e të cilët ai duhet t’i nderonte e respektonte. Përkundrazi, ai i dobësoi si popull dhe e uli shumë pozitën e tyre në shoqëri. Ai u tregoi se nuk kishte asnjë vlerësim për shërbimin dhe pozitën e tyre, prandaj asgjë nuk e ndalonte të bënte çfarë të donte me ta (ndryshe nga koha kur Jusufi shërbente në shtëpinë e Faraonit në Egjipt). Kështu, ai as nuk interesohej për gjendjen e tyre dhe as nuk pyeste për të drejtën e tyre, madje duke parë rrezikshmërinë e tyre, ai bëri një vepër të tmerrshme kundër kësaj popullsie....djemtë ua vriste, kurse vajzat ua linte gjallë. -
Këtë e bëri nga frika se ata do të shumoheshin e do të fuqizoheshin. Ai kishte frikë se mos ata i merrnin pushtetin.Ai qe shkatërrues i madh. -
Ai nuk kishte asnjë synim përmirësimi e rregullimi, as për çështjet e besimit e fesë dhe as për çështjet e dynjasë. Ky ishte shkatërrimi i tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë