Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا سَمِعُوا اللَّغْوَ أَعْرَضُوا عَنْهُ وَقَالُوا لَنَا أَعْمَالُنَا وَلَكُمْ أَعْمَالُكُمْ سَلَامٌ عَلَيْكُمْ لَا نَبْتَغِي الْجَاهِلِينَ
e kur të dëgjojnë ndonjë marrëzi, shmangen prej saj dhe thonë: “Veprat tona janë për ne e veprat tuaja janë për ju; paqa qoftë mbi ju (lamtumirë!) Na nuk duam shoqëri me të padishmit (xhahilat)”. (55)
Kur dëgjojnë ndonjë bisedë të kotë, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat. -
Kur dëgjojnë të tilla fjalë të kota dhe të padobishme, që u thonë të paditurit, ata i përgjigjen ashtu siç dinë të përgjigjen robërit e Rahmanit, të Urtit e të Mençurit: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat." Secili do të shpërblehet sipas punëve që ka bërë vetë. Askush nuk ka për të marrë nga pesha e të tjerëve. Kjo tregon që këta njerëz i shohin fjalët e injorantëve si të kota dhe të padobishme. Gjendja dhe fjalët e injorantëve janë jo vetëm të kota e të padobishme, por janë madje të dëmshme.Paqe keni prej nesh. -
Nga ne do të dëgjoni veçse mirësi. Ne nuk do t’jua kthejmë me të njëjtën monedhë që e kërkon injoranca juaj. Edhe pse ju e dëshironi dhe ju pëlqen kjo mënyrë komunikimi, ne nuk bëhemi pjesë e saj. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e kotësive dhe poshtërsive të kullotës tuaj.Ne nuk e duam paditurinë
(e kotësinë).” - Ne distancohemi nga çdo lidhje me injorancën dhe injorantët.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë