Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّكَ لَا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ ۚ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ
Ti (o Muhammed), me të vërtetë, nuk mund ta udhëzosh (në formë imponuese) në rrugën e drejtë, atë që dëshiron ti, - por Perëndia e udhëzon (në të gjitha normat). Ai, i di më së miri ata që janë të udhëzuar. (56)
udhëzimin. -
Allahu i Lartësuar i drejtohet profetit të Tij, Muhamedit (a.s), dhe të tjerëve: Ti nuk mund të udhëzosh kë dëshiron, edhe sikur të jetë njeriu më i dashur për ty. Kjo është diçka e pamundur për krijesën. Asnjë krijesë nuk mund të japë udhëzimin e plotë të dhënies sukses pra që të krijojë imanin në zemrën e robit. Kjo është në dorën e Zotit të Lartësuar dhe ai e krijon imanin në zemrën e kujt dëshiron nga robërit e Tij. Ai ia jep udhëzimin e plotë atij që dëshiron dhe Ai e di më së miri se kush është i përshtatshëm për udhëzimin e Tij të plotë. Ai i di edhe ata që nuk e meritojnë udhëzimin e Tij dhe i lë në humbjen ku janë zhytur dhe të cilën e kanë preferuar për veten e vet. Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: "Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë..." [Shura 53]. Pra, pohon se edhe Profeti udhëzonte në rrugë të drejtë. Por këtu është fjala për një tjetër lloj udhëzimi: për qartësimin e së vërtetës. Dhe nuk ka dyshim se Profeti (a.s) qartësonte të vërtetën e Zotit. Profeti u qartësoi krijesave rrugën e drejtë dhe i nxit ata për ta pasuar. Ai shpenzoi çdo forcë e mundësi që kishte që njerëzit të ndiqnin dhe pranonin këtë rrugë të drejtë. Megjithatë, Profeti nuk kishte në dorë të krijonte iman në zemrat e njerëzve dhe t’u jepte forcë që të bënin punë të mira sipas imanit të tyre, sepse kjo është në duart e Krijuesit, që, me urtësinë, diturinë dhe butësinë e Tij, ia jep kujt të dëshirojë. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët që i thoshin Profetit mohuesit dhe idhujtarët kurejshë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë