Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 65)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 65

وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ مَاذَا أَجَبْتُمُ الْمُرْسَلِينَ 65 ٦٥

(Dhe, kujtoju o Muhammed!) Ditën kur do t’i thirrë (Perëndia) ata dhe u thotë: “Ç’ju keni përgjegjur pejgamberëve?” (65)

Tefsiri

Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”. -

Lutjuni atyre që shpresonit se do t’ju sillnin ndonjë të mirë. Atyre u thuhet që t’u luten idhujve në atë kohë të vështirë dhe kur janë në nevojë të madhe; në atë kohë kur adhuruesi i lutet të adhuruarit të tij për shpëtim.

Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin. -

Ata do t’u luten për t’u sjellë ndonjë të mirë ose për të larguar dënimin, që i ka mbuluar, por: "...ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin." Atëherë do ta mësojnë e do të binden se ata ishin mashtrues dhe trillues, që e meritojnë ndëshkimin. Ata do ta shohin me sy dënimin që u afrohet e që do t’i përpijë. Do ta shohin me sytë e ballit atë që kanë mohuar se do të ndodhte.

Ah, sa do të dëshirojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë! Atë ditë, Ai

(Allahu)

do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” -

A i pranuat dhe besuat mesazhin e tyre, apo i quajtët gënjeshtarë dhe e refuzuat rrugën dhe mesazhin e tyre?

Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe as të pyesin njëri-tjetrin. -

Ata të mjerë nuk e kanë menduar përgjigjen për këte pyetje dhe nuk mund të gjejnë të vërtetën në atë pyetje. Dhe dihet mirë se, në atë çast të shpëton veçse përgjigjja e saktë, që është sipas punëve dhe gjendjes së tyre. Përgjigjja e saktë është e mundur nga dikush që i është përgjigjur ftesës së profetëve me iman të saktë dhe vepra të mira, duke u nënshtruar të adhurojë Zotin sipas Shpalljes së Tij. Por ata të mjerë, që i kanë mohuar profetët dhe ishin kundërshtarë dhe armiq të ftesës së tyre, nuk mund të thonë asnjë fjalë. Në atë kohë është e pamundur që të pyesin njëri-tjetrin për të mësuar se si mund të përgjigjen për këtë çështje, edhe nëse do të mundoheshin të mashtronin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë