Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Dhe, Zoti yt krijon ç’të dojë dhe Ai zgjedh; e, ata (adhuruesit e idhujve), nuk mund të zgjedhin. Qoftë i falenderuar Perëndia dhe larg nga ato që i përshkruhen Atij për shok! (68)
Tefsiri
Zoti yt krijon dhe zgjedh çfarë të dojë. Nuk u takon atyre të zgjedhin. I pastër dhe i Lartësuar qoftë Allahu nga çfarë i përshkruajnë për shok! - Në këto ajete na tregohet se Allahu është Krijuesi i të gjitha krijesave dhe mbi ta zbatohet veçse vullneti dhe ligji i Tij. Ai tregon se është i vetmi Ai që ka në dorë gjithçka dhe të drejtën për të përzgjedhur dhe dalluar kë të dojë dhe çfarë të dojë, me cilësitë përkatëse. Ai vendos urdhëresat, përcakton kohët dhe vendin për gjithçka. Askush veç Tij nuk ka në dorë ndonjë gjë prej çështjeve të krijimit dhe përcaktimit. Ai është i Lartësuari, i Madhëruar dhe i Lavdëruari, prandaj askush nuk mund të përzihet në çështjet e Tij. Ai nuk ka partnerë, shokë, ndihmës e mbështetës, as fëmijë e grua. Ai nuk ka nevojë për asgjë që i shoqërojnë idhujtarët dhe injorantët.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë