Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 69)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 69

وَرَبُّكَ يَعْلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمْ وَمَا يُعْلِنُونَ 69 ٦٩

Dhe, Zoti yt, di çka fshehin zemrat e tyre, e çka shprehin ata. (69)

Tefsiri

Zoti yt e di mirë gjithçka që fshehin zemrat e tyre dhe gjithçka që e shfaqin haptazi. -

Atij nuk mund t’i fshihet asgjë në qiell dhe as në tokë. Ai i di si ato gjëra që njerëzit i shfaqin haptazi ashtu edhe ato që i fshehin në gjokset e tyre. Ai është i Vetmi i adhuruar me meritë në dynja dhe në ahiret, sepse Ai është i plotë dhe Absolut në cilësitë e madhështisë dhe bukurisë dhe Ai është i vetmi që, me bujarinë e Tij, u ka dhuruar krijesave mirësitë e panumërta dhe çdo gjë që ata zotërojnë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë