Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَنُمَكِّنَ لَهُمْ فِي الْأَرْضِ وَنُرِيَ فِرْعَوْنَ وَهَامَانَ وَجُنُودَهُمَا مِنْهُمْ مَا كَانُوا يَحْذَرُونَ
dhe t’ua mundësojmë atyre vendosjen në Tokë dhe t’jua tregojmë Faraoit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre mu atë prej së cilës frikësoheshin ata. (6)
...dhe t’u jepnim atyre pushtet në tokë. -
Pra, atyre do t’u takojë përfundimi i mirë në tokë dhe sundimi i saj, para se Zoti t’u dhurojë mirësitë e përjetshme të ahiretit. Kështu, të gjitha këto premtime janë çështje që Zoti i ka dëshiruar dhe vullneti i Tij gjithmonë do të plotësohet. Gjithashtu, Ai na njofton se dëshironte që:Ndërsa Faraonit, Hamanit dhe ushtrive të tyre t’u tregonim atë që ata kishin frikë. -
Ai është Allahu i Plotpushtetshëm dhe Ngadhënjimtar, që përmes një grupimi të vogël, të pafuqishëm e të varfër, ka për t’i treguar vendin edhe asaj fuqie me ushtri të mëdha dhe udhëheqës tiranë, që e shihnin veten të pamposhtur. Prej këtij grupi të vogël do të vinte makthi i tyre, - që ishte dëbimi nga vendi. Pikërisht nga kjo frikë e madhe, ata i shtypnin dhe i mbanin nën kontroll, duke thyer çdo rizgjim e ndërgjegjësim të tyre. Për t’i pakësuar dhe dobësuar, ata u vrisnin fëmijët djem, tek të cilët ishte forca. Por sidoqoftë, të gjitha këto ndodhnin me dëshirën dhe caktimin e Zotit. Është Ai që përcakton të gjitha rrugët dhe mjetet për të realizuar atë që dëshiron. Është Ai që i përmbush të gjitha shkaqet dhe pasojat, pa e hetuar as të dashurit e Tij dhe as armiqtë e tyre. Secili do të bëjë atë për të cilën do të japë llogari para Zotit të vet. Fillimi i këtij ndryshimi të madh ishte me lindjen e Musait, që do të ishte një profet i madh i Tij. Në duart e këtij profeti do të vinte shpëtimi dhe lartësimi i popullit të izraelitëve.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë