Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ إِنَّمَا أُوتِيتُهُ عَلَىٰ عِلْمٍ عِنْدِي ۚ أَوَلَمْ يَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ قَدْ أَهْلَكَ مِنْ قَبْلِهِ مِنَ الْقُرُونِ مَنْ هُوَ أَشَدُّ مِنْهُ قُوَّةً وَأَكْثَرُ جَمْعًا ۚ وَلَا يُسْأَلُ عَنْ ذُنُوبِهِمُ الْمُجْرِمُونَ
Ai (Karuni) tha: “Kjo më është dhënë vetëm në bazë të dijenisë sime”. E, vallë, a nuk e di ai, se Perëndia i ka zhdukur shumë brezni para tij, të cilët kanë qenë më të fuqishëm dhe që patën grumbulluar më shumë se ky. Dhe, njerëzit e këqinj, as që do të pyeten për arsyetimin e mëkatëve të tyre. (78)
“Kjo më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime.” -
Këtë pasuri e kam arritur në sajë të aftësisë dhe gjenialitetit, prej shkathtësisë dhe mprehtësisë së mendjes sime. Edhe Allahu e di gjendjen time dhe e di që unë e meritoj këtë pasuri. Atëherë, përse po më qortoni për këtë pasuri që ma ka dhënë Allahu? Duke qartësuar se pasja e pasurisë nuk tregon mirësinë dhe drejtësinë e personit që e zotëron, Allahu i Lartësuar thotë:Po a nuk e dinte ai se Allahu ka shkatërruar para tij breza të tërë, që ishin edhe më të fuqishëm se ai dhe që kishin bërë pasuri më shumë se ai? -Atëherë, çfarë e pengon atë që të mos e shkatërrojë edhe Karunin, nëse ai përmbush të gjitha kushtet për t’u ndëshkuar, sipas ligjit të pandryshueshëm të Zotit për tiranët dhe kryeneçët mosmirënjohës? Çdokush që bën të meritueshëm dënimin, asgjë nuk mund ta mbrojë më atë.Por keqbërësit as që do të pyeten për gjynahet e tyre. -
Allahu ka për t’i ndëshkuar sipas asaj që Ai di për ta dhe për padrejtësitë e tyre. Edhe nëse keqbërësit pretendojnë se janë bamirës dhe se do të shpëtojnë, fjala e tyre nuk vlen dhe nuk ka për t’ua larguar dënimin e Zotit. Gjynahet e tyre nuk mund t’i fshihen Zotit, edhe pse ata mund t’i mohojnë apo fshehin ato. Kështu vazhdoi Faraoni me inatin, kokëfortësinë, kalimin e kufijve dhe mospranimin e këshillave. Ai vazhdoi të lëvdohej e vetëkënaqej me pasuritë që zotëronte.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë