Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 7

وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ أُمِّ مُوسَىٰ أَنْ أَرْضِعِيهِ ۖ فَإِذَا خِفْتِ عَلَيْهِ فَأَلْقِيهِ فِي الْيَمِّ وَلَا تَخَافِي وَلَا تَحْزَنِي ۖ إِنَّا رَادُّوهُ إِلَيْكِ وَجَاعِلُوهُ مِنَ الْمُرْسَلِينَ 7 ٧

Dhe, Na, e kemi inspiruar nënën e Musait: “Jepi gji, e kur të frikësohesh (për jetën e tij) hudhe në det (lumi Nil) dhe mos u frikëso (se do të mbytet), as mos u hidhëro; Na, me të vërtetë, do ta bëjmë Pejgamber”. (7)

Tefsiri

Kështu, Ne e frymëzuam nënën eMusait: "Jepi gji atij! -

Ajo ishte periudha e frikshme kur vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj. Allahu e frymëzoi nënën e Musait që t’i jepte gji fëmijës së saj dhe ta mbante pranë.

Kur të ndiesh rrezikun për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo... -

Pra, kur ta ndiesh se kanë rënë në gjurmë të tij dhe kur të vijnë për ta therur, atëherë: "...hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo..." Pra, hidhe në lumin Nil, në një sënduk të mbyllur.

...sepse Ne do ta kthejmë atë tek ti dhe do ta bëjmë nga të dërguarit Tanë. -

Kështu ia mbushi zemrën Allahu i Lartësuar asaj nëne me këtë lajm të mirë. Ai e përgëzoi se do t’ia kthente djalin në gjirin e saj, do ta ruante nga çdo e keqe dhe kurth i Faraonit dhe do ta bënte një profet të madh dhe të zgjedhur. Këto ishin përgëzimet më të mëdha. Allahu i Madhëruar dhe i Gjithëmëshirshëm i hodhi këto përgëzime në zemrën e nënës, që ajo të forcohej dhe të bëhej e qëndrueshme, që të qetësohej dhe t'i largohej frika që e kishte pushtuar. Ajo ishte shumë e frikësuar për të birin e saj dhe veproi ashtu si u inspirua dhe u urdhërua nga Zoti. Ajo e hodhi fëmijën në lumë dhe Zoti u kujdes për të.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë