Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا كُنْتَ تَرْجُو أَنْ يُلْقَىٰ إِلَيْكَ الْكِتَابُ إِلَّا رَحْمَةً مِنْ رَبِّكَ ۖ فَلَا تَكُونَنَّ ظَهِيرًا لِلْكَافِرِينَ
Ti nuk ke shpresuar se do të dërgohet Libri (Kur’ani), përveç mëshirës nga Zoti yt (të është shpallë ty); andaj, kurrsesi mos iu bënë ndihmës mohuesve! (86)
Ti nuk ke shpresuar
(ndonjëherë)se do të të shpallej Libri
(Kur'ani)... -
Ti as që prisje të të jepej kjo Shpallje dhe as po përgatiteshe për diçka të tillë....por kjo është mëshirë e Zotit tënd. -
Kjo ishte si mëshirë e Zotit për ty dhe për gjithë njerëzimin, prandaj Ai të dërgoi me këtë libër. Ai mëshiroi botën me këtë libër dhe u mësoi atyre atë që nuk e dinin. Ai do që t’i pastrojë ata. Allahu u mësoi Librin dhe Urtësinë, dhe pse më parë ata ishin në humbje të qartë dhe të thellë. Nëse e mëson dhe bindesh se Shpallja ishte mëshirë për ty dhe për të gjithë njerëzit, atëherë të jesh i bindur se çdo urdhëresë e ndalesë e ligjëruar në të është mëshirë e mirësi shumë e madhe e dhuruar nga Allahu. Në zemrën tënde nuk duhet të ketë asnjë lloj ngushtie nga urdhëresat dhe ndalesat e sjella në të. Kurrë nuk duhet të mendosh se diçka tjetër mund të jetë më e mirë, më e përshtatshme dhe më e dobishme për njerëzimin, sesa kjo Shpallje, prandaj:Prandaj ti mos u bëj kurrë ndihmëtar i jobesimtarëve! -
Kurrë mos i ndihmo ata në kufrin e tyre! Kurrë mos u bëj pjesë e tyre! Kështu, është gabim shumë i rëndë që dikush të thotë për ndonjë nga ligjet e Zotit se është në kundërshtim me urtësinë, dobinë dhe mirësinë, sepse ky është mendim i mohuesve të Zotit dhe të shpalljeve të Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë