Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 88)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 88

وَلَا تَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ ۘ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ ۚ لَهُ الْحُكْمُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ 88 ٨٨

Dhe, mos adhuro – pos Perëndisë, zot tjetër! S’ka zot tjetër përveç Tij! Çdo gjë, pos Tij, është e destinuar të shkatërrohet! Për Te është gjykimi dhe tek Ai është kthimi! (88)

Tefsiri

Veç Allahut mos adhuro asnjë zot tjetër! Nuk ka të adhuruar tjetër

(të merituar)

veç Tij. -

Askush përveç Allahut nuk meriton që ta adhurosh, ta duash me gjithë shpirt dhe ta madhërosh e t’i nënshtrohesh! Allahu është i plotë e absolut në emrat e cilësitë e Tij. Ai është i Përjetshmi, për të Cilin të gjithë kanë nevojë. Ndërsa çdo gjë tjetër do të zhduket dhe ka një fund në këtë dynja:

Çdo gjë, përveç Atij do të zhduket. -

Duke qenë se çdo gjë veç Tij është e kotë dhe e ka një fund, edhe adhurimi i asaj që do të zhduket e përfundojë është i kotë dhe i gabuar. Allahu është i Vetmi e i Përjetshmi. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Atij i takon gjykimi e vendosja e ligjit në dynja dhe në ahiret.

Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë! -

Duke qenë se Allahu është i Vetmi i Përjetshëm, Ai në dorë të të cilit është ligji i dynjasë dhe ahiretit, dhe meqenëse tek Ai do të kthehen të gjithë për t’u shpërblyer, atëherë çdokush që ka sado pak logjikë e kupton dhe nënshtrohet që të adhurojë veçse Allahun si një dhe të pashoq. Ai përkushtohet që të bëjë çdo punë që e afron pranë Tij dhe kujdeset shumë që të mos bëjë ato gjëra që zemërojnë Allahun dhe sjellin ndëshkimin e Tij. Ai përpiqet që, kur të kthehet tek Allahu, të jetë i penduar dhe i vendosur për të lënë gjynahet e gabimet e tij.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Kasas. Allahut i takojnë lavdërimet dhe madhërimi përgjithmonë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë