Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَيَحْمِلُنَّ أَثْقَالَهُمْ وَأَثْقَالًا مَعَ أَثْقَالِهِمْ ۖ وَلَيُسْأَلُنَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَمَّا كَانُوا يَفْتَرُونَ
Ata (mohuesit), do t’i bartin brengat e veta dhe bashkë me bregat e tyre, edhe brengat tjera – dhe ata, me të vërtetë, do të pyetën Ditën e Kijametit për atë që trillonin. (13)
Ata do të bartin veç barrën e vet... -
Ata do të mbartin në shpinë peshën e gjynaheve të tyre, por do të mbartin edhe:...e bashkë me të vetën, edhe barrë të tjera... -
Domethënë, edhe gjynahet e të tjerëve, për të cilët ata janë bërë shkak që të shkojnë në humbje. Si udhëheqësit, ashtu edhe pasuesit, kanë për të marrë secili peshën e gjynaheve që kanë bërë. Pasuesi e merr sepse ka bërë ligësi dhe ka ndjekur humbjen, ndërsa udhëheqësi do të marrë të njëjtën peshë me pasuesin, sepse e ka udhëzuar në ligësi dhe është bërë shkak për devijimin e tij. Po kështu është edhe për rastin e bamirësive. Ai që vepron një punë të mirë merr sevapin për këtë. Po kështu edhe ai që ia mësoi këtij dhe u bë shkak që ai të bëjë vepra të mira, ka për të marrë njëlloj shpërblim si i pari, pa iu pakësuar të parit asgjë nga sevapet e tij.ndërsa Ditën e Kijametit do të japin llogari për ato që kanë trilluar. -
Ata do japin llogari për këto shpifje dhe për devijimin e njerëzve.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë