Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 13

وَلَيَحْمِلُنَّ أَثْقَالَهُمْ وَأَثْقَالًا مَعَ أَثْقَالِهِمْ ۖ وَلَيُسْأَلُنَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَمَّا كَانُوا يَفْتَرُونَ 13 ١٣

Ata (mohuesit), do t’i bartin brengat e veta dhe bashkë me bregat e tyre, edhe brengat tjera – dhe ata, me të vërtetë, do të pyetën Ditën e Kijametit për atë që trillonin. (13)

Tefsiri

Ata do të bartin veç barrën e vet... -

Ata do të mbartin në shpinë peshën e gjynaheve të tyre, por do të mbartin edhe:

...e bashkë me të vetën, edhe barrë të tjera... -

Domethënë, edhe gjynahet e të tjerëve, për të cilët ata janë bërë shkak që të shkojnë në humbje. Si udhëheqësit, ashtu edhe pasuesit, kanë për të marrë secili peshën e gjynaheve që kanë bërë. Pasuesi e merr sepse ka bërë ligësi dhe ka ndjekur humbjen, ndërsa udhëheqësi do të marrë të njëjtën peshë me pasuesin, sepse e ka udhëzuar në ligësi dhe është bërë shkak për devijimin e tij. Po kështu është edhe për rastin e bamirësive. Ai që vepron një punë të mirë merr sevapin për këtë. Po kështu edhe ai që ia mësoi këtij dhe u bë shkak që ai të bëjë vepra të mira, ka për të marrë njëlloj shpërblim si i pari, pa iu pakësuar të parit asgjë nga sevapet e tij.

ndërsa Ditën e Kijametit do të japin llogari për ato që kanë trilluar. -

Ata do japin llogari për këto shpifje dhe për devijimin e njerëzve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë