Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 19

أَوَلَمْ يَرَوْا كَيْفَ يُبْدِئُ اللَّهُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ 19 ١٩

Vallë, a nuk vërejtën ata se si Perëndia i zu fill krijesat prej asgjëje, e pastaj përsëri i kthen në jetë (pas vdekjes). Kjo, me të vërtetë, për Perëndinë është lehtë. (19)

Tefsiri

A nuk shohin ata se si e nis Allahu krijimin, e pastaj e përsërit atë? -

Ai do ta rikthejë këtë në Ditën e Kijametit.

Pa dyshim, kjo është e lehtë për Allahun. -

Sikurse ka thënë i Lartësuari: "Është Ai që e fillon krijimin, dhe pastaj e përsërit atë, e kjo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. " [Rum 27]. Nëse ata tregojnë e shprehin ndonjë dyshim rreth krijimit të Zotit dhe fillimit të këtij krijimi, atëherë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë