Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 24

فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَنْ قَالُوا اقْتُلُوهُ أَوْ حَرِّقُوهُ فَأَنْجَاهُ اللَّهُ مِنَ النَّارِ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ 24 ٢٤

E, populli i tij, nuk patën kurrfarë përgjegje, përveç se thanë: “Mbyteni atë ose digjeni!” – por, Perëndia e shpëtoi atë nga zjarri. Këto janë, në të vërtetë argumente për popullin që beson. (24)

Tefsiri

Përgjigjja e popullit

(të Ibrahimit)

nuk qe gjë tjetër, përveçse: “Vriteni

(Ibrahimin)

ose digjeni atë!” -

Ibrahimi (a.s) e ftoi popullin që ta pranonte ftesën e tij dhe të përfitonin nga udhëzimi që ai kishte sjellë prej Zotit dhe këshillat e Tij. Ai i këshilloi të shihnin mirësitë e Allahut dhe, mbi të gjitha, mirësinë e dërgimit të tij tek ata si profet. Por ata nuk iu përgjigjën atij, madje reaguan me përgjigjen më të keqe, duke thënë: “Vriteni (Ibrahimin)ose digjeni atë!” Ata vendosën ta vrisnin me mënyën më të tmerrshme. Ata kishin pushtet që ta zbatonin vendimin e tyre, prandaj e hodhën në zjarr Ibrahimin a.s.:

Por Allahu e shpëtoi atë prej zjarrit. -

Allahu e shpëtoi nga zjarri, siç i shpëton Ai të dashurit e Tij, që e adhurojnë Atë me sinqeritet. Çdo gjë është në dorën e Allahut të Lartësuar dhe vepron veçse me lejen e Tij.

Këtu ka vërtet argumente për njerëzit që besojnë. -

Ata janë besimtarë, prandaj e dinë mirë dhe janë të bindur për vërtetësinë e asaj që sollën profetët, për bamirësinë dhe dëshirën e tyre të madhe për të këshilluar, rregulluar e udhëzuar njerëzit. Ata janë të bindur se çdo fjalë e udhëzim tjetër, veç atij të profetëve, është i kotë dhe i devijuar. Të gjithë kundërshtarët e profetëve duket sikur janë në një fjalë për të kundërshtuar dhe mohuar profetët. Ndër këshillat e shumta që u dha Ibrahimi ishte edhe fjala:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë