Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 27

وَوَهَبْنَا لَهُ إِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَجَعَلْنَا فِي ذُرِّيَّتِهِ النُّبُوَّةَ وَالْكِتَابَ وَآتَيْنَاهُ أَجْرَهُ فِي الدُّنْيَا ۖ وَإِنَّهُ فِي الْآخِرَةِ لَمِنَ الصَّالِحِينَ 27 ٢٧

Dhe, Ne ia kemi dhuruar Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u kemi dhënë profetninë dhe Librin, e i kemi dhënë atij shpërblimin në këtë botë. Me të vërtetë, ai edhe në jetën tjetër, do të jetë prej njerëzve të mirë: (27)

Tefsiri

Ne i dhuruam Ibrahimit Is’hakun dhe Jakubin -

Pasi u shpërngul dhe emigroi për në Sham.

dhe ndër pasardhësit e tij zgjodhëm profetët dhe shpallëm Librat e Shenjtë. -

Pas Ibrahimit, të gjithë profetët ishin pasardhës të tij. Zinxhiri i profetëve u mbyll me profetin e fundit, Muhamedin (a.s). Kjo është nga mirësitë më të mëdha e prestigj, pra, që Allahu i Lartësuar të kufizojë mbartësit e udhëzimit, mëshirës, lumturisë e shpëtimit të njerëzve në pasardhësit e tu. Në duart e tyre u udhëzuan njerëzit, besuan besimtarët dhe bënë punë të mira bamirësit.

Ne i dhamë atij shpërblimin në këtë botë, ndërsa në botën tjetër ai do të jetë ndër më të mirët. -

Allahu i dhuroi një grua shumë të bukur, furnizim të bollshëm dhe gradë të lartë. Madje, ai dhe Muhamedi (a.s) ishin më të mirët adhurues të Zotit dhe në gradat më të larta. Kështu, Allahu i Madhëruar bashkoi tek ai lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. Ai i dhuroi fëmijë, që t’ia kënaqte sytë dhe zemrën. I mundësoi të njihte Allahun dhe ta donte atë, të kthehej tek Ai me adhurime e përkushtime e të ishte i bindur ndaj Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë