Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 28

وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ إِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ مَا سَبَقَكُمْ بِهَا مِنْ أَحَدٍ مِنَ الْعَالَمِينَ 28 ٢٨

Dhe, (kujtoje), Lutin, kur i tha popullit të vet: “Ju, me të vërtetë, bëni so marrëzirash çfarë askush para jush nuk ka bërë në botë: (28)

Tefsiri
Më parë u përmend se Luti (a.s) e besoi Ibrahimin (a.s) dhe u bë nga pasuesit e tij. Është përmendur se ai nuk ka qenë nga pasardhësit e Ibrahimit (a.s), por ishte djali i vëllait të Ibrahimit. Por si ta kuptojmë fjalën e Allahut kur tha: “...dhe ndër pasardhësit e tij i zgjodhëm profetët dhe shpallëm Librat e Shenjtë"? Ky ajet, edhe pse është i përgjithshëm e që përfshin të gjithë profetët pas Ibrahimit (a.s), ai nuk bie ndesh me faktin se Luti ishte profet, sepse ajeti është sjellë në një kontekst lavdërimi për Ibrahimin. Nga ana tjetër, Allahu na përmendi se Luti ishte nga ata që u udhëzuan në duart e Ibrahimit dhe, sigurisht, ai që u udhëzua në duart e Ibrahimit është më i plotë se ata që u udhëzuan në duart e pasardhësve të tij, në aspektin e gradës dhe rëndësisë së mësuesit e udhëzuesit të tyre.Allahu është më i ditur!Kujtoni gjithashtu Lutin! Ai i tha popullit të vet: “Ju bëni një punë shumë të shëmtuar, që askush para jush nuk e ka bërë në tërë botën....” -

Kështu, Allahu i Madhëruar e dërgoi Lutin tek populli i tij. Përveç shirkut, ndër ta ishte përhapur poshtërsia e homoseksualitetit, grabitja, plaçkitja e pirateria. Në tubimet e tyre, ata bënin shumë turpe. Kështu, Luti (a.s) i këshilloi për këto turpe e poshtërsi që bënin.Luti ishte bashkëkohës i Ibrahimit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë