Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
(I kemi dërguar) edhe Medjenit vëllaun e tij Shuajbin, e ai ka thënë: “O populli im, adhuronie Perëndinë, shpresoni në Ditën e Kijametit (shpëtimin) dhe mos bëni keq në tokë, si ngatërrestarë!” (36)
Tefsiri
Edhe në Medjen Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin, i cili u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Kini frikë Ditën e Fundit e mos përhapni shkatërrim në tokë!” - Medjeni ishte një fis i njohur dhe i përhapur. Allahu i Madhëruar dërgoi Shuajbin ndër ta. Ai i urdhëroi për ta adhuruar Allahun e Lartësuar si një të vetëm e të pashoq. Ai i urdhëroi të besonin në ringjallje dhe të shpresonin në premtimet e Zotit. Ai i urdhëroi të besonin, të përgatiteshin për Ditën e Takimit dhe të largoheshin nga veprat e këqija, që sjellin shkatërrimin e tokës. Ata hanin në peshë dhe cenonin të drejtat e njerëzve. Ata, gjithashtu, ishin kusarë rrugësh, që grabisnin njerëzit dhe karvanet e tyre. Por ata e mohuan Shuajbin, prandaj i kapi dënimi i Allahut:
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë