Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 40)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 40

فَكُلًّا أَخَذْنَا بِذَنْبِهِ ۖ فَمِنْهُمْ مَنْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِ حَاصِبًا وَمِنْهُمْ مَنْ أَخَذَتْهُ الصَّيْحَةُ وَمِنْهُمْ مَنْ خَسَفْنَا بِهِ الْأَرْضَ وَمِنْهُمْ مَنْ أَغْرَقْنَا ۚ وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَٰكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ 40 ٤٠

Ne të gjithë i kemi dënuar për mëkatin e vet. Ne, disave u kemi dërguar fortunën dhe disa të tjerë i ka goditur zëri i tmerrshëm, ndërsa disa prej tyre i kemi sharruar në tokë; e disa prej tyre i kemi fundosë në ujë. E, Perëndia nuk u ka bërë atyre zullum, por ata vetes i kanë bërë zullum. (40)

Tefsiri

Secilin prej tyre e dënuam për krimin e vet. -

Secilin nga këta popuj mohues e dënuam sipas asaj që merituan dhe me një ndëshkim që u shkonte për shtat. Kështu:

Disa prej tyre, Ne i dënuam me furtunë të fuqishme

(me rrebesh gurësh), - Disave u dërgoi furtunë shkatërrimtare, siç veproi me popullin e Adit: "Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. " [Hakka 6, 7].

...disa i shkatërruam me krisma

(të forta)

nga qielli... -

Kështu bëri me popullin e profetit Salih, siç thotë i Lartësuari: "Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me një ushtimë të tmerrshme. " [Hakka 5].

...kurse disa të tjerë i fundosëm në tokë... -

Siç bëri me Karunin.

...dhe disa i mbytëm në ujë. -

Siç bëri me Firaunin, Hamanin dhe ushtrinë e tyre:

Nuk qe Allahu Ai që u bëri atyre padrejtësi... -

Është e pavërtetë dhe nuk i shkon urtësisë dhe drejtësisë së Allahut që t'u bënte padrejtësi atyre. Allahu është i Plotë dhe Absolut në drejtësinë e Tij dhe është i Pasur dhe Jonevojtar për krijesat e Tij.

por ata i bënë padrejtësi vetvetes. -

Ata e privuan vetveten nga e vërteta që iu ofrua. Ata u krijuan që të adhurojnë Allahun si një e të vetëm, porse e poshtëruan vetveten duke u marrë jo me atë për të cilën u krijuan. Ata u zhytën në përmbushjen e epsheve dhe gjynaheve, duke i shkaktuar vetes një dëm shumë të madh, madje duke menduar se ishte në të mirën e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë