Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 42)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 42

إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ مِنْ شَيْءٍ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ 42 ٤٢

Me të vërtetë, Perëndia i di (të gjitha) ato që i adhurojnë ata, pos Atij; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (42)

Tefsiri

Allahu e di çfarë

(kotësirash)

adhurojnë ata veç Tij. -

Ata idhuj janë thjesht emra të vendosura nga ata vetë dhe iluzione, që ata i krijojnë me mendje. Por nëse robi mendohet me kujdes, del në pah kotësia dhe fakti se ata janë të pavërtetë. Allahu i Lartësuar është Ai që di të fshehtën dhe atë që shfaqet dhe Ai e di mirë se ata janë duke iu lutur diçkaje që nuk ekziston, siç thotë në një ajet tjetër: “Ata (idhujt)nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i keni caktuar. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta, megjithëse u ka ardhur udhëzimi i qartë prej Zotit të tyre." [Nexhm 23].

Ai është Ngadhënjimtari e i Urti. -

Atij i takon i gjithë pushteti dhe fuqia dhe me pushtetin e Tij Ai ka ngadhënjyer mbi të gjitha krijesat. Ai është i Urti, i cili i vendos gjërat në vendin e vet. Ai e ka përkryer krijimin e vet dhe e ka bërë në formën më të bukur. Çdo urdhër e ligj i Tij është drejtësi e mirësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë