Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
اتْلُ مَا أُوحِيَ إِلَيْكَ مِنَ الْكِتَابِ وَأَقِمِ الصَّلَاةَ ۖ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ ۗ وَلَذِكْرُ اللَّهِ أَكْبَرُ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا تَصْنَعُونَ
Lexo Librin (Kur’anin) që të është shpallur ty dhe kryeje namazin! Namazi, me të vërtetë, të largon (pengon) nga korrupcioni dhe nga çdo vepër e shëmtuar. E, të përmendurit e Perëndisë është më e madhja (lutje)! – E, Perëndia di çka punoni ju. (45)
Kumtoje
(e pasoje me përpikmëri)atë që po të shpallet nga libri
(Kur'ani)dhe fale
(rregullisht)namazin! -
Allahu i Madhëruar na urdhëron për të lexuar e pasuar Shpalljen e Tij, këtë libër madhështor. Ai porosit që të përmbushim urdhëresat e Tij dhe të largohemi nga ndalesat e Tij. Na urdhëron që të ndjekim udhëzimet e Tij dhe të shohim rrugën përmes dritës së Tij. Ne duhet t’i besojmë ato që janë thënë në të, t’i lexojmë me kujdes fjalët e Tij dhe të meditojmë thellë në kumtet e Tij. Ne jemi urdhëruar të lexojmë librin e Tij dhe të jetojmë sipas kumteve e urdhëresave të Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend konkretisht disa nga urdhëresat e Tij, duke treguar kështu rëndësinë dhe vlerën e madhe të tyre dhe për përfundimin e mirë që ato sjellin tek robi. Ai thotë:Me të vërtetë, namazi të largon nga gjynahet
(e mëdha)dhe ligësitë. Përmendja e Allahut është më e madhja
(e adhurimeve). - Namazi sjell shumë dobi e mirësi për robin. Ai të ndalon nga dy gjëra:Allahu i di të gjitha veprat që bëni ju. -
Ai i di të gjitha gjërat që i bëni ju, si të mirat, ashtu edhe të këqijat dhe ka për t’ju dhënë shpërblimin më të plotë për gjithçka që keni bërë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë